Berisha: Gjithçka e përgatitur, autori agjent i policisë kriminale

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat pak minuta pas protestës.Ai tha se agresori i tij, 31-vjeccari që e sulmoi është një agjent i policisë kriminale, i përdorur nga qeveria.

“Siç u pa, ishte një akt agresiv kriminal, i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Por ajo që është më flagrante, është se personi është agjent i policisë kriminale.

Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale, kontingjent që futen me doza të vogla në rrethet e trafikantëve, problem me disa ç’rregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të, dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur.

Fakti që zyra e tij, e kishte gati shkresën për të ua dhënë gazetarëve. Ju e dini se në raste të tilla këta persona përdoren, se një njeri normal nuk pranon kurrë të përdoret.

Edi Rama duke dashur që të paraqesë veten duar jashtë e paraqiti veten 100% duar brenda”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tjetër ‘Bombë’ nga SHBA: Rama i lidhur me kartelin “Sinaloa” të drogës

Gazetari i njohur amerikan, Dan Bongino, në programin e tij shumë të ndjekur, është fokusuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *