Goditja që të lartëson!

Nga Luçiano BOÇI

Me një akt burracak, të shpifur, neveritës sot në ushtrimin më demokratik dhe europian kushtetues, atë të protestës, një mi gjirizesh, u trimërua për të zbatuar një direktivë të qartë nga një njeri që sot ka tejkaluar çdo normë, çdo ligj, çdo vlerë njerëzore, çdo kufi logjik!

Edi Rama pasi u zotua se do të zhdukte opozitën, do të ndalte protestën, do të mbyllte çdo media kundër tij, sot përdori një mjeran për të kryer një xhest që nuk falet!

Goditja e paburrë e Ramës nuk e gërvish lartësinë e Berishës dhe misionit të tij politik e qytetar.
Përkundrazi!
E rrit dhe angazhon më shumë.

Rama por dhe frymëzuesit e këtij akti të çdo ngjyre, basifondi e kanali, sot dëshmuan panikun dhe tmerrin e vet.

Prapa çdo akti kriminal e korruptiv që ka ndodhur e ndodh në Shqipëri, ai që hedh gurin e fsheh dorën është gjithmonë i pështiri dhe i urryeri Edvin Rama.

Krimineli që nxit krim dhe dhunë i ka bërë llogaritë shumë gabim!

Shpagimi është tek porta!

About Redaksia

Check Also

Sot në Ditën e Teatrit…

Nga Adriana KALAJA Sot në Ditën e Teatrit në një Kryeqytet pa Teatër, në fakt …

Leave a Reply