Berisha mesazh mediave të huaja: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje mediave të huaja në investigojnë krimet e kryemisnitrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij nga protesta e zhvilluar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Berisha paralajmëroi mediat e huaja se do të gjejnë fakte tronditëse.

Berisha: Të nderuar gazetarë të medieve të huaja, korrupsioni shqiptar është sa kombëtar, aq edhe ndërkomëbtar.

Edi Rama dhe qeveria e tij përdor të gjitha format e korrupsionit, politik, monetar, erotik, për të blerë mbështetje kundër kundërshtarëve të tij.

Ai është kryeministri i vetëm që e përdor korrupsion për të lobuar kundër atyre që e denoncojnë korrupsionin e tij.

Në Shqipëri, në katër anët e saj, thonë se po takove Ramën, duhet të kontrollosh xhepat, se ai të ka marrë ndonjë gjë.

Ai, ashtu siç blen votat, blen deputetë, siç bleu edhe kreun e opozitës. Ai blen deklarata ambasadorësh kundër kundërshtarëve të tij, vetëm e vetëm për të çimentuar monizmin e tij.

Medieve evropiane dhe atyre amerikane u them investigojeni atë që po ndodh në Shqipëri, investigojeni Edi Ramën. Një reporter gjerman zbuloi se Edi Rama vepron si grup mafioz.

Ju garantoj që do gjeni gjëra tronditëse.

Sot në Shqipëri ka ambasadorë që në shkelje të plotë të Konventës së Vjenës, bejnë gjithçka kundër opozitës, për emërimin e kreut të saj, duke akuzuar pa asnjë fakt apo dokument, liderin e shkelur me votën e lirë. Ndërkohë ulen krah për krah me vjedhësit e votës së lirë.

Opozita shqiptare përballet me lotimin korruptiv të George Soros. Por ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë të pavarur në mbrojtje të vlerave që përfaqësojmë.

Mafia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare nuk do na mposhtë kurrë.

Ndaj ftoj mediat që të hetojnë se jo vetëm do zbardhin krime të denja për çmimet Pulitzer, por do ndihmojnë një popull që vuan.

Qyetarëve europianë u them se nuk është varfëria shkaku i këtij eksodi, por vjedhja që u bëhet atyre.

About Redaksia

Check Also

Bardhi, një pyetje për Ramën dhe një mesazh Altin Dumanit për Olsi Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, …

Leave a Reply