Berisha: Ne jemi misionarë, beteja të mëdha na presin!

Duke folur nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, sot u faktua se nuk ka forcë në botë që i mposhtë demokratët.

“Ne faktuam sot se nuk ka forcë në botë, që ne të na mposhtë, që ne të na ndalojë për të realizuar qëllimet tona. Faktuam se për çdo rast, ne mbetemi të pamposhtur.

Ndaj dhe, të frymëzuar të gjithë nga ky akt guximi, trimërie, përkushtimi dhe idealizimi, do vazhdojmë, betejën tonë kundër, armikut më të egër, pas Enver Hoxhës, që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre. Atë që po bën Edi Rama me shqiptarët, nuk e ka bërë asnjë pushtues. Atë që po bën Edi Rama, nuk e bën asnjë udhëheqës në botë.

Ndaj dhe ne jemi misionarë të çlirimit të vendit tonë nga kjo monstër, i cili nuk njeh parim, moral, ligj, përveçse derdh mbi shqiptarët, urrejtjen e një armiku të egër të tyre.

Se çfarë mund të bëjmë ne, e faktuam sot. Beteja të mëdha na presin përpara. Të sigurtë të jeni ju se ne do fitojmë. Një përqafim të gjithëve”, theksoi gjatë fjalës së tij Berisha.

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama kërcënon SPAK

Olsi Rama ka kërcënuar dje përmes një letre publike direkt SPAK në lidhje me laboratorin …

Leave a Reply