Berisha: Ky vërtetim mjekësor lëshohet me kërkesë informale nga policia ose prokuroria për të infiltruarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar opinionin se vërtetimi mjekësor i agresorit se është me probleme psikike, lëshohet me kërkesë informale nga policia ose prokuroria, për të infiltruari.

Sipas Berishës, këtë dokument e kishin të gatshëm dhe përdoret për të shmangur arrestimin në flagrancë kur kapet nga punonjës policie që nuk kanë dijeni se është i infiltruar në grup.

‘E dhëna tjetër. Burim plotësisht kompetent. Vërtetim mjekësor si ai që lexuar ju në atë format, lëshohet me kërkesë informale nga policia ose prokuroria, për të infiltruarit.

Këtë e kishin të gatshëm. Përdoret për të shmangur arrestimin në flagrancë kur kapet nga punonjës policie që nuk kanë dijeni se është i infiltruar në grup. Pra, e arrestojnë i nxirret ky lloj vërtetimi dhe e lirojnë. Tjetër, ka marrë rinovimin e patentës dhe këtu i kam fotot, gjë e cila si i sëmurë mendorë nuk mund ta merrte kurrë. E gjitha kjo tregon se Edi Rama e kreu këtë akt prej frikacaku të turpshëm, e kreu me një agjent të policisë kriminale dhe për këtë sigurisht që ai do të ketë e veta. Do të marrë përgjigje. Këto janë dokumente pa datë, tamam të atillë që u nxirret, liroje se është i tillë, kaq’, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply