Berisha: Shkresa e mjekësore është parafabrikat për të mashtruar liderët e BE

Kryetari i PD, Sali Berisha e ka quajtur shkresën mjekësore të agresorit ndaj ti si një parafabrikat për të mashtruar liderët e BE.

Në dokumentin që publikoi për mediat, Berisha theksoi se shkresa mjekësore nuk ka asnjë datë.

Berisha: Siç e shikoni ky mund të jetë mjekuar, por e vërteta është se kjo shkresë është parafabrikat për të mashtruar liderët e BE-së që janë sot këtu. Shkresa nuk ka asnjë datë, që nuk ndodh ndonjëherë dhe për çudinë tuaj as vula nuk ka datë.

Këtu keni një rekord tjetër. Është arrestuar sepse ju gjetën 1.9 gram kanabis sativa. Janë tipike veprime që kryhen ndaj agjentëve të policisë për të bërë të besueshëm, penetruar dhe instaluar në rrjetet e trafikantëve.

Burimet e mia që janë të sigurta, ky ka funksionuar si agjent i policisë kriminale në këto dy destinacione. Ky thuhet se është i ditëlindjes 1991, nga fshati Krahës i Tepelenës dhe banues në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Muça mbron Taulant Ballën: S’më ka urdhëruar askush për të marrë të dhënat e TIMS

Drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça ka mohuar akuzat në …

Leave a Reply