Demokratët e Vlorës, Fierit dhe Beratit nisen për protestën në Tiranë

Mijëra demokratë nga Vlora, Fieri dhe Berati janë nisur drejt Tiranës  për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Vlorë janë nisur drejt kryeqytetit për protestën që do të zhvilloi sot opozita. Ndërkohë rreth 200 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike janë nisur nga dega e kësaj partie në Selenicë.

Një pjesë e protestuesve janë nisur drejt Tiranës me makinat e tyre personale. Shumica janë nisur herët në mëngjes për të shmangur bllokimin e rrugëve në kryeqytet.

1000 qytetarë nisen nga Fieri me makina private

PD dega Fier është organizuar për protestën qe zhvillohet ne Tirane. Sipas kryetarit Rrapi Gjika janë nisur rreth 1000 persona me makina private qe ne oret e para te mëngjesit ne mënyre qe te shmangin trafikun, vonesat si dhe problematikat e ndryshme qe mund te ndodhin gjate rruges.

Mesohet se protestuesit jane nisur heret ne mengjes, ndersa ka pasur prej tyre qe kane shkuar drejt kryeqytetit nje nate me pare.

Ndërkohe burime prane PD dega Patos bejne me dije se jane nisen qe ne oret e para te mengjesit rreth 50 persona me makina private. Edhe nga Mallakastra e Roskoveci jane nisur rreth 200 persona qe do te behen pjese e protestes.

800 demokratë beratas drejt Tiranës

Rreth 800 demokratë beratas janë nisur mbrëmjen e djeshme me mjete private për të marrë pjesë në protestën e opozitës në Tiranë. Ata ishin njoftuar se policia do t’u ndalonte hyrjen sot në kryeqytet. Ndërkohë që autobuzët e linjave ishin paralajmëruar të mos prenotoheshin me protestues.

Demokratët beratas janë nisur drejt protestës së sotme në Tiranë në mënyrë të paorganizuar. Vetë drejtuesit e 5 degëve të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit konfirmojnë se pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjem e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private.Kjo ka ndodhur pasi, siç edhe janë shprehur vetë drejtuesit e degëve të PD-së, ata ishin njoftuar se nuk do të lejoheshin nga policia të futeshin në Tiranë. Po kështu, edhe të gjithë administratorët e autobuzave dhe mikrobuzave të linjës Berat-Tiranë janë urdhëruar nga terminalet e linjave që të mos prenotohen me protestues pasi nuk do të pajiseshin me lejen e udhëtimit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply