Reagimi i fortë nga Kosova: Përballë grushtit nga errësira, pashë dritën e opozitës së bashkuar!

“Përballë grushtit nga errësira, pashë dritën e opozitës së bashkuar, u ndjeva me shpresë sot për Shqipërinë tonë!” – Ky ishte reagimi i parë dhe i fortë, në mbështetje të liderit të PD-së dhe të protestës së opozitës shqiptare sot, që erdhi nga Kosova, nga politikania Edita Tahiri, pak minuta pas sulmit tronditës që iu bë Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, gjatë protestës në Tiranë.

Znj. Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në Dialogun me Serbinë, ishte duke e ndjekur në vazhdimësi Samitin e BE-së në Tiranë dhe protestën e opozitës, kur ndodhi incidenti, pasi më herët kishte reaguar në Fb ndaj deklaratës që dha nga Tirana, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç:

“Vuçiç, – kishte nënvizuar Tahiri, – përmendi integritetin territorial të Serbisë kur përmendi pavarësinë e Kosovës sot në Tiranë, mirëpo e anashkaloi faktin se Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi (GJND) ka njohur ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës si dhe që Kosova është pavarësuar me zhbërjen e ish-Jugosllavisë, ku Kosova ishte njëra prej tetë njësive federale, e barabartë me shtatë të tjerat, sipas Kushtetutës së asaj Jugosllavie në 1974.”

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply