Sulmi ndaj Berishës, Manjani: Pse Policia shpejtoi ta quajë dhunuesin ‘të sëmurë mendor’?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv, komentoi dhunën e ushtruar ndaj kryedemokratit Sali Berisha këtë të martë në protestë.

Manjani theksoi se goditja është e qartë dhe politike. Për Manjanin, fakti që Policia shpejtoi ta quante dhunuesin një ‘njeri me problem mendore’ tregon qartë se pas historie fshihet diçka.

“Në planin personal dhimbjen e ka ai që e ka në kurriz por ne nuk duhet të ndalemi në planin personal. Por që lideri i opozitës goditet në një miting që e kishte thirrur vetë është diçka sigurisht politike, nuk ka emër tjetër.

Goditja është e qartë, është politike, motivet mund t’i diskutojmë por goditja ishte politike.

Dikush mendon që ky është një organizim për të provokuar një protestë. Dikush mendon që ky është një i çmendur, dikush mendon se e ka bërë Edi Rama për të tërhequr vëmendjen. Ka shumë arsye që mund te mendohen për këtë gjë. Unë them le ta shohim ftohtë, është një goditje politike. Reagimi qeveritar ishte ky: me shpejt se sa të gjendej emri u gjet se është i sëmurë psiqik. Mirë, sigurisht që është i sëmurë psiqik, sigurisht që është një budalla, këto gjëra nuk i bëjnë të mençurit … por çështja është pse u nxitua të bëhej kjo gjë, kjo ngre shumë pikëpytje.

E treta, që prapë duhet parë në këndvështrimin e plotë, ky budallai ishte kaq i sëmurë saqë nuk kuptonte çfarë po bënte?! Ai ishte i qartë, i kthjellët dhe i bindur për të bërë atë që bëri.

Unë besoj se ka diçka nga mbrapa kësaj historie.

Për të justifikuar një ngjarje të rëndë gjithmonë thuhen disa fjalë magjike, personi që e ka bërë është me probleme mendore, ose është me precedent penal ose e bëri për gjakmarrje. Këto tre fjalë i vënë turmat në qetësi dhe ata thonë: Epo mirë nëse është kështu nuk ka problem…”, u shpreh Manjani.

About Redaksia

Check Also

Investigimi nga Italia: Si korruptuan edhe shefin e Interpol para McGonigal

Me fjalë thuhet shpesh se regjimi Rama mbahet në këmbë përmes blerjes së ndërkombëtarëve, por …

Leave a Reply