Gjunjëzimi i një zdapi dhe ri-ngritja e një luftëtari!

Nga Iva V.GRILLO

Goditja qe iu be dje kreut te opozites shqiptare, Zotit Berisha, eshte pasoje direkte e nje prej fushatave me absurde te denigrimit dhe perçudnimit qe mund t’i jete bere nje figure publike me peshe te pakrahasueshme ne mjedisin politik por edhe social te kombit shqiptar.

Nje fushate inkuizicioni modern, imorale dhe mbi te gjitha e paargumentuar kurre per publikun vendas apo te huaj.

Per kete mbajne pergjegjesi te gjithe ata aktore brenda dhe jashte vendit te cilet i kane fryre gjuhes se nje urrejtjeje te madhe e te pakuptimte…per nje vend kaq i vogel.

Se kush perfiton nga grushtimet qe i behen opozites apo kur nje shoqerie i behet presion ne menyre obsesive jo per te reflektuar, por per te denigruar apo turperuar publikisht nje pjese te historise se vet, kjo merr pergjigje te qarte nga amullia dhe vulnerabiliteti ne te cilin ndodhet vendi…i kthyer tashme ne nje shesh per pershesh, ne mes te te cilit performon nje klloun…

Dje patem rastin te shikojme dy modele te qarta, ne mos politike, te pakten morale:

-Nga njera ane, kryeministri, i cili ne nje vend te baterdisur nga qeverisja e vet, ia lejon vetes edhe gjunjezimin me disa pirueta prej “kllouni rijosh” global-nderkohe qe opozites se vendit qe goditet ne shesh nuk guxon t’i permende as emrin.

-Nga ana tjeter, lideri i opozites shqiptare (ne te njejten kohe edhe ish-President), nje zoteri ne moshe, i cili ngrihet me dinjitet pas goditjes te pabese dhe vazhdon betejen e misionin e vet-nje metafore e rrugetimit te tij personal e politik, sidomos ne dy vitet e fundit.

Paveresisht se jetoj larg, si qytetare shqiptare, si nene e grua, duke pare edhe rrjedhen e ngjarjeve te djeshme, nuk kam asnje dileme per te thene se cili model moral me perfaqeson.

Sepse do te me pelqente me shume qe, dikur, kur femijet e mi qe jetojne larg te lexojne per vendin tim, te lexojne per dike qe pas goditjeve te uleta qe mori u ringrit me dinjitet, sesa per klloune qe japin shfaqje nderkohe qe vendi shkon drejt humneres.

Prandaj besoj fort se pavaresisht rezervave qe dikush mund te kete per vendimet politike te Zotit Berisha gjate dekadave, modeli i qendreses dhe ringritjes se tij dje e kurdohere, i ka bere nje sherbim shume te vyer nje shoqerie te vjedhur e neperkembur nga delinkuente te maskuar si kllouna.

#StopFarsesRama

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply