Mbappe frikëson Francën

Kilian Mbape është kthyer në një nga yjet e këtij Botërori, duke konfirmuar të gjithë pritshmërinë që kishte ndaj tij. Sulmuesi ka bërë edhe më mirë se katër vite më parë, duke çuar në 5 numrin e golave nga 4 që kishte shënuar në Rusi, për të marrë kryesimin në garën e golashënuesit më të mirë.

Ndaj edhe shumë nga shpresat e Francës për të ruajtur fronin e kampionatit, varen edhe të forma që do të shfaqë ai në ndeshjet e mbetura të këtij turneu, kjo është arsyeja kryesore se pse Mbape ka munguar në stërvitjen e djeshëm të përfaqësueses franceze.

Lojtari mësohet se ka ndjerë dhimbje në gju dhe stafi teknik sigurisht që ka vendosur që të mos e shqetësojë futbollistin, por ta lërë pushim që të rikuperohet plotësisht pa ngarkesa fizike. Çdo dëmtim i mundshëm i lojtarit do të detyronte Francën të ndryshonte një model sulmi që po funksionon në perfeksion ndaj frika se mos humb shërbimet e tij në ndeshjet kyçe, duke filluar nga ajo me Anglinë, ka bërë që për të të ketë trajtim të veçantë.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply