Asgjë nuk ka mbaruar or trim!

Bledi KASMI

E nise ndryshe, megjithëse e kishe paralajmëruar se ku do të arrije. Arrite atë që synoje, vetëm se tani duhet ta dish se asgjë nuk ka mbaruar, përkundrazi tani veç ka filuar. Ti ke ndryshuar rregullat dhe me rregullat e reja që ke vendosur ti nuk fiton.

Do të humbësh, madje nuk do të jetosh më si më parë dhe këtë ti e di shumë mirë. Jo vetëm në kuptimin fizik, por edhe përtej saj. Do jetosh me ankthe dhe makthe, natën dhe ditën. Jo vetëm sot, por edhe nesër, pasnesër, këtë muaj dhe muajin tjetër, këtë vit dhe vitin tjetër, në këtë botë dhe në botën tjetër. Dikush do të vijë aty ku ti je dhe kudo të jesh për të kujtuar haraçin që ti mendon se mund të harrohet.

Ti mendon se mund të fshihesh në saraje të blinduara i rrethuar me oborrtarë ku askush nuk do të mund të të arrijë. Do të të gjejnë or trim, do të të gjejnë, sepse sado të paguash, ata që të rrethojnë janë mercenarë dhe mercenarët shiten. dhe blihen.

Pabesia është si vdekja, nuk ka nuanca.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply