Protesta e ditës së djeshme dëshmoi qytetarinë dhe dëshirën pro-Europës

Reagim i Partisë Demokratike Vlorë

Protesta e ditës së djeshme, historike në simboliken dhe qëllimin për të cilin u manifestua, dëshmoi qytetarinë dhe dëshirën e mirë pro-Europës, pro-Perëndimit. Një manifestim që u bë himni i shqiptarëve drejt Europës, drejt Bashkimit Europian.
Ajo protestë, ai manifestim, ai bashkim zemrash shqiptarësh nën moton e lirisë dhe demokracisë, u kthye në ngjarje historike për të gjithë ne, duke u bërë jehonë në të gjithë Europën, në të gjithë botën, si dëshmi e pa patjetërsueshme e shpirtit europian të çdo shqiptari, si e vetmja rrugë jona, e kombit tonë, e Shqipërisë.
Si manifestimi më i madh i demokracisë, i lirive dhe të drejtave, i ngritjes në piedestal të vlerave europiane e perëndimore. Veglat e regjimit të sektit Rama krijuan djallëzisht, njësoj si etrit e tyre , makinacionin kriminal, duke krijuar incidentin dhe krimin më të egër të këtyre viteve, duke vendosur atentator të veshur me pushtetin kriminal të sektit, për të goditur kreun e opozitës, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin, kryetarin e Partisë Demokratike, tribunin e demokracisë, Doktor Sali Berishen. Trekëndeshi i krimit Rama-Çuçi-Veliu, me krimin e djeshëm, gjakosën simbolin tonë, simbolin e demokracisë.
Me fuqinë e shpirtit dënojmë këtë akt kriminal, këtë akt makabër. Trekëndëshi i krimit goditi dje të gjithë ne opozitarët, goditi demokracinë, liritë tona, simbolin tonë, duke dëshmuar njëherë e përgjithmonë krimin ndaj demokracisë, ata janë kriminelë dhe armiq të demokracisë.
Doktor Berisha, njeriu i vlerave më të larta morale, njeriu me karakter të fortë politik e njerëzor, tregoi qëndrueshmërinë më të lartë morale e politike, duke i rezistuar me fuqinë e shpirtit se mbetet i pandalshëm, i pamposhtur në rrugën e tij të drejtë të rikthimit të vlerave demokratike.
Krimi i djeshëm nuk e mposhti dot Doktor Berishën, për të u 100-fishua në forcë, forcë dhe vetëm forcë për të vazhduar rrugën e drejtë, rrugëtimin misionar, të pandalshëm.
Me Doktorin, me Partinë Demokratike, me të gjithë shqiptarët e lirë e të ndershëm, jemi energjia më e madhe për të ecur përpara, në misionin tonë të bekuar nga Zoti!

About Redaksia

Check Also

Trump me Melonin për të ndryshuar Europën

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane Giorgia Meloni. “Është një person …

Leave a Reply