Sulmi ndaj Berishës, Boçi: Prokuroria po tenton të mjegullojë ngjarjen

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi denoncon prokurorinë e Tiranës se po tenton që të mjegullojë sulmin e rëndë ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Duke folur në A2 CNN, Luçiano Boçi, u shpreh se po ndodhi vonesa të pajustifikuara nga ana e prokurorisë.

“Më duket se kjo është një tentativë për ta mjegulluar ngjarjen, për të fituar kohë”, është shprehur Boçi.

“Gjendja shëndetësore është normale, nuk ka komplikacione për shkak të goditjes. Aktiviteti i tij politik është intensiv dhe vazhdon edhe në këto momente.

Prokuroria me veprimet e saj vendos hije dyshimi mbi mënyrën sesi u realizua ngjarja kriminale sepse ka disa vonesa të pajustifikuara, sikurse ka brenda saj edhe thirrje të pajustifikuara të personave që gjoja kanë qenë dëshmitarë apo pjesëtarë të ngjarjes post.

Më duket se kjo është një tentativë për ta mjegulluar ngjarjen, për të fituar kohë dhe ndoshta edhe për të realizuar një situatë të mundshme siç ka ndodhur shpesh me rastin e Laerit apo me rastin e Rashës, kur provat janë falsifikuar nga policia dhe ka dalë një raport krejt ndryshe dhe prokuroria nuk ka ndryshuar asgjë”, u shpreh nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi në A2.

About Redaksia

Check Also

Durimi ka një kufi, le të lëshojmë përpara zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Tiranës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, iu drejtua qytetarëve për të lëshuar përpara atë që e …

Leave a Reply