Berisha: Lëvizja Studentore e Dhjetorit është lëvizja më rëndësishme pas shpalljes së Pavarësisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në promovimin e librit ‘Midis krimeve dhe mirazheve’ të Besnik Mustafajt, se lëvizja studentore e dhjetorit është më e rëndësishmja pas shpalljes së pavarësisë.

“Në ato ditë, Besniku, siç e njihni vetë, i ka me kursim emocionet dhe në këtë kontekst mund të them se ishte një vëzhgues gjakftohtë i për orshëm dhe ky pastaj të gjitha ato orë, aty koha ishte me minuta dhe orë, i ka shkrirë derdhë në ar, i ka bërë të pavdekshme, po me një realizëm dhe vërtetësi të pacenueshme.

Po të kthehemi, them se në historinë tonë, ajo ishte lëvizja demokratike më e rëndësishme dhe në historinë e lirisë, pas pavarësisë ishte lëvizja përsëri më e rëndësishme.

Unë nuk injoroj kurrsesi luftën, por gjaku që u derdh për liri, për dinjitet, solli, se historinë duhet ta themi siç është, ne kaluam nga një pushtim në një pushtim tjetër, në një diktaturë që u kushtoi shqiptarëve më shumë se në çdo regjim mizor.

Në këtë kontekst kalimi, shkëputja nga ajo diktaturë nëpërmjet kësaj lëvizje ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply