Berisha: Sot është një ditë bilanci. Suksesi i atij revolucioni qëndron tërësisht në shpirtin e pamposhtur të studentëve

Sot është edhe një ditë bilanci! Dardan, shumë herë po ta mendosh dhe rimendosh, them dy gjëra unë.

Studentët bënë një mrekulli, sepse ata u paraqitën para regjimit si të pamposhtur. I rrahu në darkë, në pabesi, në kundërshtim me çdo kod. Se u doli në takim diktatori, po ktheheshin në konvikte, ua nxori ministrin e Brendshëm dhe i bëri fërtele.

Por ata u grumbulluan ditën e nesërme në orën 8 dhe vërshuan rrugëve. Treguan që janë të pamposhtur. Kur kemi shkuar me Besnikun i kemi gjetur aty. Azem Hajdari hypte mbi shpatullat e tyre dhe lëshonte sloganet; Liri demokraci, poshtë dinastia, etj.

Kështu që në këtë aspekt suksesi i atij revolucioni qëndron tërësisht në shpirtin e pamposhtur të atyre studentëve.

Me Besnikun, mendoj se ndikuam, për faktin e vetëm se diktatori qëndronte shumë i dystuar. Nga njëra anë kërkonte dialog, nga ana tjetër kishte përgatitur të gjitha mjetet për zgjidhje ushtarake. Kur jemi ngjitur ne rrugës, ishte pëllëmbë e gardist dhe polic.

Them se gjënë nga më të dobishmet që bëmë, ishte që i bindëm të mos zbrisnin, sepse kishte një qëllim diktatori, ti mblidhet me Ifa dhe ti çonte nëpër shtëpia dhe flaka e revolucionit të shuhej.

Por ata të nesërmen u mblodhën dhe lexuan telegramin historik, e lexuan para 4 mijë studentëve, por ata e quajtën telegram drejtuar presidentit Ramiz Alia.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply