Berisha: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot në aktivitetin e organizuar nga FRPD për ditën e Rinisë se janë ata që kanë entuziazmin dhe guximin që duhet për të shpëtuar Shqipërinë.

Nga podiumi nga i cili po fliste, Berisha i tha atyre të rinjve se janë trashëgimtarët e një lëvizje që me guxim rrëzoi diktaturën staliniste më të egër në Evropë.

Berisha tha se Shqipëria nuk shpëtohet me lutje dhe deklarata, por me revolucion.

Ju vini krenarë pasi keni realizuar me sukses misionin e parë, vini krenar dhe më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm, më të motivuar në misionin e dytë që është mision i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e kombit shqiptar.

A do mundeni ju me energjinë tuaj të shpëtoni Shqipërinë që ndodhet në një rrokullisje të madhe që përballet sot me pasoja të një pushtimi të brendshëm, ndër më të egrin në historinë e ekzistencën tonë kombëtare? A do mund të shpëtoni ju Shqipërinë që është vendi më i agresuar, më viktimë e mafias. Ju keni të gjithë potencialin, energjinë, entuziazmin forcën për të shpëtuar këtë vend, për ta vendosur përsëri në rrugën e të ardhmen, në rrugën e dinjitetit, në rrugën e integrimin. Mos harroni se jeni trashëgimtarë të një lëvizje e cila me një guxim epik, me një kufi të legjendës u përball në vitet 1990 me diktaturën staliniste më të egër, më barbare që Evropa kishte njohur.

Ata të rinj dhe studentë të udhëhequr po nga një njeri, i shndërruar në 24 orë një hero i papërsëritshëm në historinë e lëvizjeve revolucionare, në një lider, e gjunjëzuar diktaturën dhe diktatorin dhe i imponuar vendosjen e pluralizmit politik. Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion, e shpëtojnë ata që e duan, e shpëtojnë ata që i dalin Zot.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply