Berisha: Tani fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik të shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbyllje të fjalimit të tij përpara të rinjve të FRPD-së në ditën e Rinisë, tha se, tani pritet të nisë faza e dytë e revolucionit. Berisha tha se, tani nis përballja me Edi Ramën.

“Ju mbyllni këtë Kuvend të mrekullueshëm, PD mbylli primaret.

Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik, me këtë pushtues që ushtron gjenocid mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Koha në fton: aksion, aksion dhe vetëm aksion.

E keni të qartë se liria na fton: sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë.

Unë jam i bindur se ju e keni të qartë, se çfarëdo të bëjmë ne për Shqipërinë, ajo bën 100 herë më shumë për ne, prandaj ne do i dalim zot asaj.

Ju uroj suksese nga zemra këtij Kuvendi dhe pres me padurim të madh të dalim së bashku në sheshin e betejës në emër të lirive tona, të dinjitetit shqiptar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply