Basha takohet me Ilva Taren në SHBA

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha është duke zhvilluar takime të ‘rëndësishme’ sipas tij në ShBA, ku ka takuar gazetaren Ilva Tare.

‘Kënaqësi të ndaja qëndrimet tona, për çështje me interes të veçantë, me Jörn Fleck | Drejtori për Qendrën Europiane në Këshillin Atlantik, si dhe me bashkëpunëtorë të tij, të fokusuar në çështjet europiane mes të cilëve, Ilva Tare, Damir Marusic, Luka Ignac e Lisa Homel’, shkruan Basha në Facebook.

Basha po poston disa takime me personazhe anonimë, kurse fotot tregojnë thjesht shtrëngime duarsh në këmbë kalimthi.

Postimi i plotë

Sot zhvillova një takim të frytshëm në Këshillin e Atlantikut në Ëashington  . Kënaqësi të ndaja qëndrimet tona, për çështje me interes të veçantë, me Jörn Fleck | Drejtori për Qendrën Europiane në Këshillin Atlantik, si dhe me bashkëpunëtorë të tij, të fokusuar në çështjet europiane mes të cilëve, Ilva Tare, Damir Marusic, Luka Ignac e Lisa Homel.

Diskutuam gjerësisht për rrugën e Shqipërisë  drejt Bashkimit Europian , luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, trafiqeve dhe lirinë e medias. Folëm gjithashtu dhe për bashkpunimin rajonal dhe mundësinë për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor, për shkak të liderëve politik që nuk ndahen dot nga e shkuara e që kanë prodhuar veç drama për vendet tona.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply