“EuReporter”: Lideri i opozitës shqiptare goditet në protestën kundër qeverisë

Një nga mediat më të rëndësishme të Brukselit, EuReporter, shkruan sot se lideri i opozitës shqiptare u godit në fytyrë ndërsa po marshonte për të protestuar.

“Sali Berisha, kreu i opozitës shqiptare, u godit nga një vëzhgues mashkull, ndërsa po drejtonte nj grup mbështetësish në qendër të Tiranës në mbështetje të protestave antiqeveritare që po zhvilloheshin njëkohësisht me një samit të BE.

Tirana ishte mikpritëse e samitit të parë BE-Ballkan. Aty morën pjesë liderë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Berisha, kreu i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, po ecte përpara mbështetësve të tij që po valëvisnin flamujt e BE-së dhe Shqipërisë. Një burrë iu afrua Berishës dhe e goditi me grusht në fytyrë.

Berisha u gjakos, por ai iu drejtua protestuesve në sheshin kryesor, ndërsa policia vëzhgonte me pajisje kundër trazirave,” shkruan agjencia.

“Kombi ynë po zhduket… ky është kërcënimi më i keq ekzistencial i Shqipërisë në historinë e saj,” tha Berisha.

Sipas agjencisë, Berisha e siguroi turmën se do të shpëtonin Shqipërinë, duke premtuar se do t’i jepte fund varfërisë dhe krimit që po i dëbojnë njerëzit nga vendi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply