Ministrja e paditi për shpifje, Gjykata shpall të pafajshme Albana Vokshin

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka fituar gjyqin me ministren e Arsimit Evis Kushi, pas padisë së kësaj të fundit për shpifje, për tezat e provimit të maturantëve të cilat dolën para provimeve.

Në një dalje për mediat, Vokshi tha se ky është një lajm i mirë dhe se drejtësia ka qenë në presion. Ndërkohë Vokshi i kërkoi Kushit që të dorëhiqet nga pozocioni i saj pasi ka degraduar arsimin.

“Sepse unë e prisja, që ua kam deklaruar edhe këtu më parë, çështje nuk kishte. Ndaj edhe gjykata sot foli. Më dha të drejtë, më shpalli të pafajshme, duke rrëzuar kështu padinë e Evis Kushit.

Ky është sinjali i parë i mirë që vjen nga drejtësia. Shpresoj shumë që të mos jetë një rast i izoluar. Ka ardhur koha që drejtësia, gjykatësit dhe prokurorët të përballen me shantazhet, me dhunën që ushtron pushteti.

Shkatërrimi i arsimit është një nga krimet më të mëdhaja të qeverisë të Rama. Punësimi i militantëve, punësimi i patronazhistëve, dhunimi, shantazhimi, nënçmimi, presioni i përditshëm që i bëhet mësuesve, ka sjellë që shumë të rinj, ka sjellë që shumë prindër të mos besojnë më në arsimin shqiptar. Përgjegjës për këtë janë Edi Rama dhe Evis Kushi.

Meqënëse nuk pres asnjë vendimarrje nga ana e Edi Ramës, unë sot i kërkoj Evis Kushit, edhe pas këtij vendimi të gjykatës të dorëhiqet menjëherë, pasi ajo është një nga shkaktaret kryesore të degradimit të arsimit.

Shifrat e largimit të studentëve dhe të nxënësve nga arsimi parauniversitar dhe ai universitar, janë tronditëse. Ju i keni parë pamjet, sesi të rinj, nxënës, fëmijë largohen kohët e fundit edhe me gomone. Largohen për të mos u kthyer më në atdheun e tyre.

Pra, pse? Spese një nga arsyet është sepse nuk i besojnë pra arsimit. Arsimi i pabarabartë. Arsimi cilësor i ço ata drejt vendeve të tjera. Për këtë fajtorë kryesorë bëj Edi Ramën dhe Evis Kushin. E vis Kushi të japë menjëherë dorëheqjen sot, edhe menjëherë edhe pas këtij vendimi të gjykatës.

Ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në duart e tyre fatet e tyre. Fatet e fëmijëve të tyre. Duhet të shpetojmë fëmijët, duhet të shpëtojmë të ardhen e tyre. Shkatërrimi i arsimit nuk ka pasoja vetëm për të sotmen, por ka pasoja për të ardhmen e fëmijëve, pasoja për të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

Ndaj ka ardhur dita që të gjithë të bashkohen me përpjekjet tona, për të ndalur këtë qeveri të korruptuar, për të ndalur këtë qeveri anti-shqiptare.

Ftoj çdo prind, çdo student, çdo të ri, çdo shqiptar që të bashkohen me përpjekjet tona, për demokraci, për shtet ligjor dhe për mirëqeverisje. Faleminderit!”.

About Redaksia

Check Also

Polici bandit që terrorizoi protestuesit, i dënuar në Itali me 12 vjet burg për vrasje!

Ervin Zela, banditi që një ditë më parë terrorizoi qytetarët që protestuan para Bashkisë së …

Leave a Reply