Primaret e PD për Bashkinë Sarandë/ Tërhiqet kandidati i dytë: Do mbështes Cikulin

Pas Tiranës, ka qenë dega e Partisë Demokratike e Sarandës që ka ndjekur shembullin e dorëheqjes për garën në balotazh për primaret. Kështu, Ilir Nikolla ka hequr dorë nga gara për fazën e dytë, duke i hapur zyrtarisht rrugën Ardit Cikuli, i cili do të jetë kandidat i PD-së për kryetar bashkie të Sarandës në zgjedhjet e 14 majit të 2023-shit.

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka bërë një deklaratë për mediat me dy kandidatët që dolën në balotazh për Bashkinë e Sarandës, Ilir Nikolla dhe Ardit Cikuli.

Në fjalën e tyre nga selia blu, të dy kandidatët falënderuan anëtarët dhe simpatizatët demokratë që morën pjesë në primaret historike, ku dhe deklaruan se bashkimi është modeli, i cili do të sjellë fitoren e PDSH në zgjedhjet lokale të radhës dhe në zgjedhjet e përgjithshme në 2025-ën.

Kandidati më i votuar Ardit Cikuli ka theksuar se Ilir Nikolla, si kandidati i dytë më i votuar nga demokratët do të jetë nesër nënkryetar i Bashkisë Sarandë.

Zhupa: Procesi i primareve ishte historik, jo vetëm për PD, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, sepse ishte hera e parë ku anëtarët, simpatizantët e një force politike, shpreheshin me votë dhe me vullnetin e tyre të lirë, se kë donin që të ishte qytetari i parë, shërbëtori i parë i bashkive të tyre.

Në fakt jam shumë krenare që në Bashkinë Sarandë ne kishim një pjesëmarrje rekord të anëtarëve dhe simpatizantëve të PD. 1181 anëtarë dhe simpatizantë që votuan për të katërt kandidatët të cilët ishin në garën e primareve në Bashkinë Sarandë.

Kjo pjesëmarrje na motivon, sepse tregon edhe njëherë besimin që kanë qytetarët për ndryshim, besimin që kanë për atë që vjen më pas, për shërbimin që do t’ju bëhet në Bashkinë e Sarandës.

Tregoj edhe njëherë që fryma e bashkimit është forcuar në Bashkinë Sarandë, dhe kjo frymë bashkimi ka sjellë këtë pjesëmarrje rekord. Nga Bashkia Sarandë, sot kemi një lajm shumë të mirë. Një lajm të jashtëzakonshëm për bashkimin dhe fitoren për bashkimin e kësaj bashkie.

Unë jam sot këtu me dy kandidatët që kanë dalë në balotazh, të cilët do t’i drejtohen qytetarëve të Sarandës, por edhe shqiptarëve të gjithë Shqipërisë me mesazhet e tyre.

Nikolla: Faleminderit znj.deputete. Fjala ime e parë është një falenderim për lidershipin e PDSH, është një falenderim për deputeten e zonës, znj.Ina Zhupa, e cila mundësoi falë përpjekjeve të saj këtë format pajtues dhe bashkëpunues, për fitoren e padiksutueshme të PD për Bashkinë Sarandë.

Fjala e rradhës është për demokratët e Sarandës. Jemi së bashku këtu me Arditin për t’i siguruar ata që beteja jonë ka vetëm një sukses, atë të fitores së 14 majit dhe për ne është detyrim.

Fjala e radhës është për qytetarët e Sarandës, të cilëve iu sigurojmë së bashku me Arditin që do t’ju kthejmë qytetit bukurinë dhe qytetarëve krenarinë e tyre të nëpërkëmbur. Dua ta mbyll me dy fjalë drejtuar pjesës tjetër të PDSH, e cila vazhdon të jetë në rrugën e drejtë pa krye.

Iu the atyre se vetëm bashkimi dhe vetëm bashkimi është modeli i cili do të sjellë fitoren e PDSH në zgjedhjet e radhës dhe në zgjedhjet e përgjitshme të rradhës. Faleminderit!

Cikuli: Të nderuar demokratë, të nderuar qytetarë të Sarandës.

Ashtu si i madhi Skënderbeu na ka përçuar një mesazh shumë të vyer prej shekujsh, që bashkimi bën fuqinë, ashtu si atëherë, ashtu veprojmë edhe ne sot. Ilir si njeriu i dytë më i votuar nga ju të nderuar demokratë, nesër do të jetë bashkëpunëtori më i mirë. Do të jetë nënkryetari i Bashkisë Sarandë.

Të gjithë bashkë do ia dalim. Do ia dalim të gjithë ne! Do ia dalim që fëmijët tanë, ta shikojnë Sarandën si një alternativë për të jetuar, dhe jo të emigrojnë. Mirëutakofshim për në betejën e 14 majit 2023.

Zhupa: Faleminderit shumë! Ky ekip do të zgjerohet nga intelektualët, dhe nga qytetarët që do t’i bashkohen për fitoren e PD, për fitoren e qytetarëve të Sarandës më datë 14 maj…

About Redaksia

Check Also

Afera “5D”/ Këlliçi: Prokurori Braho po kursen kreun e organizatës kriminale Erion Veliaj!

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI: Të nderuar qytetarë, Po bëhen tashmë …

Leave a Reply