“Më shumë respekt për Cristianon”…

Intervista e diskutueshme me Pirs Morgan, largimi i tij nga Manchester United, polemikat me trajnerin Fernando Santos te Portugalia… Të gjitha këto të lidhin me një emër: Kristiano Ronaldo!

Sulmuesi portugez është përfshirë në një karusel polemikash të vazhdueshme javët e fundit, gjë që ka bërë që zërat më kritikë ndaj tij të ngrenë zërin për ta goditur me forcë. Edhe pse ka shumë kritikues të CR7-ës, ka edhe nga ata që e vënë në pah karrierën e yllit portugez si një argument për të hedhur poshtë sulmet ndaj figurës së tij.

Ndër ta është Mesut Ozil, i cili ka ndarë disa vjet me Ronaldon te Reali i Madridit. Përmes llogarisë së tij personale në “Twitter”, futbollisti gjerman shkroi: “Vërtet nuk e kuptoj nga vjen ky negativitet i vazhdueshëm nga shtypi për Cristianon. Mediat thjesht po përpiqen të marrin klikime, dhe ekspertët që nuk kanë më karrierë thjesht duan të tërheqin vëmendjen me emrin e tyre të madh dhe përpiqen ta bëjnë atë të duket keq. Të gjithë tifozët e futbollit duhet të jenë të lumtur që e kanë parë atë të luajë futboll të klasit botëror për 20 vjet. Të gjithë duhet të tregojnë më shumë respekt për një prej sportistëve më të mëdhenj në historinë e sportit…”

About Redaksia

Check Also

Interi fiton derbin ndaj Milanit dhe shpallet kampion i Italisë

Interi ka siguruar matematikisht titullin në Serie A, duke shënuar kështu yllin e dytë në …

Leave a Reply