Banorët e fshatit Kërçisht të Maqellarës, të armatosura me hunj e shkopinj, kanë qenë në krye të protestës për mbrojtjen e burimit të ujit të fshatit nga një projekt i pamenduar i bashkisë, që ua merr atyre ujin për të furnizuar zona të tjera. Fshati nuk ka ujë të pijshëm, ai ujë është i vetmi që përdoret si për të pirë dhe për të vaditur tokat dhe për më tepër, i pamjaftueshëm.
Projekte të tilla të pastudiuara dhe të pakonsultuara me komunitetin kanë revoltuar jo pak herë banorët e komuniteteve në vend. Një i tillë ishte ai i bllokimit të rrugës së fshatit Rinas pranë Tiranës nga ARRSH, që detyroi mijëra banorë t’i binin rreth e qark fshatrave të tjera të Tiranës, kur u duhej të shkonin vetëm 50 metra më tutje.