Financimi në Katar/ Këta janë dy eurodeputetët që po hetohen së bashku me Kailin

Lajmi se tre persona të tjerë janë dërguar në Bruksel nën dyshimin për ryshfet nga një “vend i Gjirit”, në kuadër të Parlamentit Europian, siç ka bërë të ditur Prokuroria Federale belge, intensifikon hetimet e Autoriteteve në Bruksel.

Sipas informacioneve, Eva Kaili është përfshirë në rastin e skandalit korruptiv të Parlamentit Europian nga Katari. Eurodeputetja, e cila mbrohet nga imuniteti, sipas informacioneve të fundit po merret në pyetje nga autoritetet belge, ndërsa bashkëshorti i saj, Francesco Giorgi është arrestuar mëngjesin e së premtes.

Për të njëjtin rast është marrë në pyetje edhe eurodeputeti belg Mark Tarabella, si dhe kolegia e tij, Marie Arena, të dy nga grupi socialdemokrat.

Të premten u kryen më shumë se 15 hetime nga agjentët e Zyrës Qendrore për Luftimin e Korrupsionit në Bruksel dhe katër persona, të konsideruar si të dyshuar, u arrestuan. Mes tyre, Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti i S&D, Pier-Antonio Panzeri si dhe Francesco Giorgi, ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri, partner aktual i grupit S&D dhe partner i Eva Kaili.

Përveç katër arrestimeve, policia sekuestroi “rreth 600,000 euro para të gatshme” si dhe “pajisje kompjuterike dhe telefona celularë”, përmbajtja e të cilave do të ekzaminohet. Sipas burimeve në Bruksel, mbrëmjen e së premtes vonë, policia dyshohet se ka gjetur 100 mijë euro në një shtëpi të Francesco Giorgi. Hetimet janë kryer aty dhe në shtëpinë e Pantzerit, ku janë sekuestruar afro 500 mijë euro cash.

Sipas gazetës Le Soir, zyrtarët e Katarit kishin tentuar të korruptonin një socialist të zgjedhur italian, i cili ishte deputet i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në vitin 2019. Hetimi ndër të tjera ka të bëjë me akte “korrupsioni” dhe “pastrimit të parave”. në kuadër të një bande të organizuar, thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë.

Për muaj të tërë, hetuesit belgë “dyshonin se një vend i Gjirit po ndikonte në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të konsiderueshme parash ose duke ofruar dhurata të rëndësishme palëve të treta me një pozicion politik dhe/ose një pozicion të rëndësishëm strategjik” brenda atij organi.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply