Gazeta belge: Arrestohet eurodeputetja, babai i saj mbante një valixhe me para në dorë

“Një bombë e vërtetë në zemër të demokracisë evropiane”, kështu e përshkruan gazeta belge “L’Echo” arrestimin e 5 personave si pjesë e hetimeve për financimin nga Katari.

“Në shtëpinë e nënkryetarit të Parlamentit Europian u gjetën çanta me para”-titullohet publikimi me foton e Eva Kailit dhe ku thuhet se janë arrestuar pesë në Bruksel dhe dy të tjerë në Itali. Sipas burimeve, hetimet vijojnë dhe nuk përjashtohet lëshimi i urdhër-arresteve të reja. Gazeta pretendon se eurodeputetja dhe një nga nënkryetaret e Parlamentit Evropian është arrestuar dhe natën e kanë kaluar në qendrën e paraburgimit. Po ashtu, sipas “L’Echo”, u prangos edhe babai i Eva Kailis, i cili dyshohet se “kishte një valixhe plot me para dhe ishte në lëvizje, pasi ishte alarmuar nga bashkëpunëtorët e tij.”

Arrestimet u kryen si pjesë e një hetimi për pastrim parash dhe korrupsion të udhëhequr nga Byroja Belge Kundër Korrupsionit, zyra e prokurorit federal dhe hetuesi Michel Klez. Kontrollet në shtëpinë e Eva Kailit kanë zbuluar thasë të mbushur me kartëmonedha. Shuma totale nuk është përcaktuar.

Hetimi fokusohet në veprimet e organizatorit të Kupës së Botës, Katarit, i cili besohet se ka ndikuar në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të mëdha parash ose duke ofruar dhurata të vlefshme. Kaili, pavarësisht mbrojtjes së imunitetit parlamentar që i jep mandati, ndodhet prej ditës së djeshme përpara policisë, ndërsa bashkëshorti i saj Francesco Giorgi u arrestua paraditen e djeshme.

Nisur nga serioziteti i akuzave, derisa autoritetet përkatëse të japin informacionin dhe sqarimet përkatëse, kërkojmë pezullimin e punës për çdo dosje dhe votim në seancë plenare në lidhje me shtetet e Lindjes së Mesme, në veçanti liberalizimin e regjimit të vizave dhe vizitat e planifikuara. Kujtomë se Katari po përpiqej të arrinte heqjen e vizave dhe vizitat e qytetarëve të tij në Evropë nën regjimin e Shengenit, gjë që kishte shkaktuar reagimin e disa vendeve, si psh. Franca. Ndërkohë që me rastin e Kupës së Botës, eurodeputetja greke dhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian shkoi muajin e kaluar në Katar, ku pati një takim me zyrtarë shtetërorë, me qëllim nisjen e debatit parlamentar mes Dohas dhe Bashkimit Evropian.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply