Maroku shkakton “tërmetin” e radhës, eliminon edhe Portugalinë

Maroku vazhdon të shkaktojë befasi në këta Kampionat Botëror, duke i eliminuar rend favoritët. Pasi eliminoi Spanjën në 1/8 e finales, tani Maroku ka arritur të eliminojë edhe Portugalinë në çerekfinale. Ata triumfuan minimalisht 1:0 për ta prekur gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Minutat e parë të ndeshjes u administruan nga Portugalia, e cila pati edhe disa raste të mira shënimi. Më pas, Maroko e mori iniciativën dhe e gjetën golin në minutën e 42-të, kur En Nesyri realizoi bukur me kokë.

Në komplet pjesën e dytë, Portugalia sulmoi me të gjitha forcat për ta gjetur golin e barazimit. Megjithatë, mbrojtja e Marokut nuk u thye asnjëherë në fazën defanzive.

Kësisoj, Maroku vazhdon të bëjë befasi në këtë Botëror. Pasi eliminoi Spanjën, marokienët eliminuan edhe Portugalinë, teksa në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e duelit mes Francës dhe Anglisë.

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …

Leave a Reply