E dhimbshme, Ronaldo largohet nga fusha duke qarë

Maroku vazhdon të shkaktojë befasi në këta Kampionat Botëror, duke i eliminuar rend favoritët. Pasi eliminoi Spanjën në 1/8 e finales, tani Maroku ka arritur të eliminojë edhe Portugalinë në çerekfinale.

Ata triumfuan minimalisht 1:0 për ta prekur gjysmëfinalen e Kupës së Botës.Pas ndeshjes, Ronaldo u largua nga fusha duke qarë. Ky ishte Botërori i fundit i tij.

Pas ndeshjes, qendërmbrojtësi i Portugalisë, Pepe është ankuar në referin e ndeshjes dhe madje tha që ata mund t’i japin titullin Argjentinës tani.

“Është e papranueshme që sot të jetë në krye një arbitër argjentinas pas asaj që ndodhi dje, me Messin që ankohej. Pas asaj që pashë sot, ata mund t’i japin titullin Argjentinës tani”, tha Pepe pas eliminimit.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply