Zbërthehen fijet e atentatit shtetëror ndaj Berishës, militanti i PS avokat i agresorit

Provat dhe faktet që po zbardhen çdo ditë na sugjerojnë se grushti ndaj Sali Berishës në 6 dhjetor nuk ishte një goditje e momentit nga një person, qoftë edhe me probleme mendore, por kemi të bëjmë me një atentat shtetëror. Syri.net ka raportuar në vazhdimësi se çfarë ndodhi nga mesdita e 6 dhjetorit e më pas.

Berisha u godit në mes të turmës nga një i infiltruar që është përdorur nga policia kriminale për të goditur kontigjentet e krimit dhe për këtë s’ka më asnjë dyshim.

Gerti Shehu mund të ketë çrregullime të natyrës psiqike, por kjo s’i ka penguar eprorët e tij që ta përdorin qoftë si agjent të policisë kriminale, apo edhe si atentator ndaj liderit të opozitës.

Si të mos mjaftonin koordinimi në kohë rekord menjëherë pas ngjarjes në 6 dhjetor mes nënës së agresorit, mediave të kontrolluara nga Rama dhe Policisë së Shtetit, duke shpërndarë një copë dokument që shfajësonte veprimet e Gerti Shehut, skenari i atentatit shtetëror ka marrë vërtetësinë e plotë me faktet që ka siguruar Syri.net ditën e sotme.

Edi Rama është kujdesur që agresorit t’i ofrohet mbrojtje ligjore efikase gjatë procesit gjyqësor, duke i pajtuar si avokat një prej militantëve të tij. Themi e ka dërguar Edi Rama sepse familja e autorit është e varfër, sipas raportimeve të mediave të Ramës dhe nuk ka mundësi ekonomike të paguajë një avokat. Përfaqësuesi ligjor i Gerti Shehut është Ervis Lila i cili duke shfrytëzuar vërtetimet e rreme mjekësore kërkoi masë të lehtë sigurie për atentatorin me qëllim që më pas të kërkojë edhe lirimin e plotë të tij me argumentin se gjendja mendore ia pamundëson të jetë i përgjegjshëm para ligjit dhe pasojave që shkakton shkelja e tij.

Mirëpo, atentati ndaj liderit të opozitës ka ndodhur ditën për diell dhe tashmë miliona sy kanë të memorizuar gjithçka ndodhi në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, por njëkohësisht shqiptarët dhe jo vetëm dinë tashmë edhe arsyen se pse Rama arriti deri aty.

Dërgimi si avokat Ervis Lila, për të mbrojtur në gjyq Gerti Shehun është bërë për disa arsye. Ai është anëtar i FRESSH Durrës, ka kandiduar edhe për kryetar të forumit rinor socialist atje, ndërsa ka qenë edhe anëtar KZAZ-je për PS. Një gjë e tillë provohet lehtësisht në dokumentet që ka siguruar Syri.net.

Edi Rama kërkon të ketë kontroll të plotë mbi çdo dëshmi që do të japë para avokatit, hetuesve dhe trupit gjykues Gerti Shehu për sulmin ndaj Berishës.

Porosia e Ramës ka qenë e qartë, agresori nuk duhet të bëjë delarata kontradiktore apo të guxojë të thotë të vërtetën e skenarit.

Prandaj dhe Edi Rama i ka dërguar si avokat një rilindas të përbetuar i cili gjithashtu është pjesë e skenarit të atentatit shtetëror ndaj Sali Berishës.

Dhe sigurisht pushteti do të tentojë me çdo kusht që ta shpallë Gerti Shehun të sëmurë psiqik në mënyrë që të gjithë t’ia hedhin paq nga përgjegjësia e sulmit ndaj Sali Berishës, sulm i cili, kush njeh Edi Ramën e di se, nuk ka patur për qëllim thjesht goditjen e tij me grusht, por shumë më tepër se kaq.

About Redaksia

Check Also

Afron hakmarrja e Elon Musk: Do t’i shkatërroj…

Beqir SINA Donald Trump presidenti i 47-të i SHBA, për automjetet autonome lajm i mirë …

Leave a Reply