Të dielën raundi i dytë i Primareve në PD për Kryetarë Bashkie në 5 degë

Ditën e diel do të zhvillohet raundi i dytë (balotazhet) e Primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë në 5 degë.

1. Mat
2. Dibër
3. Fier
4. Mirditë
5. Librazhd

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pocesi i votimit do të hapet ne orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm e të zgjedhin me votë kandidatin e tyre për Kryetar Bashkie.

About Redaksia

Check Also

83 milionë euro taksa të qytetarëve për banesat sociale përfunduan në xhepat e Ramës dhe Veliajt

Emisioni Plug iu drejtua Bashkisë së Tiranës për të marrë informacion në lidhje me programet …

Leave a Reply