Mos ta lemë këtë vend në duart e shërbëtorëve të korrupsionit!

Nga Alba KEPI

Plot nje vit me pare 11 dhjetor 2021 nuk ishin numra por njerez, femije, prinder, nena, te rinj, te moshuar, shqiptare e te gjithe Demokrate qe vendosen rithemelimin e Partise Demokratike.

Nuk ishin e nuk jane numra as sot, por njerez te lire qe me kurajon mbajne peshen per te rikthyer opozitarizmin shqiptar.

E veshtire te bashkosh opozitarizmin social, qytetar, ekonomik, politik, indiferentizmin e harresen.
Akoma me e veshtire te mbash peshen politike te zemerimit e zhgenjimit te tyre civil.

E lehte te kritikosh me komente racionale e akuza pragmatiste qasje e sjellje qe pa mencurine e duhur rrezikojne te behen boomerang fatal per PD e rithemeluar.
E eshte kaq e lehte te pretendosh sot nje vit me pas, kaosin e dhunen per te rrezuar pushtetin e korruptuar.

Revolucioni nuk programohet e as nuk pretendohet me fishkellima arbitrimi.
Ndryshimi e permbysja e nje pushteti buron nga forca e pjekurise se mbeshtetesve te ketij opozitarizmi.

Nje diktator i frikshem si Musolini vetekenaqej me shprehjen e tij;
“Si mund te mos behesh padron i nje vendi mbushur me sherbetore?”

E Shqiperia e fati i ketij kombi nuk duhet lene ne duar te sherbetoreve te korrupsionit!

Demokratet vendosen rithemelimin e PD, e t’i kthejne Shqiperine shqiptareve, femijet ne emigrim familjeve, pasurite kombetare kombit e te clirojne token shqiptare, institucionet shqiptare nga horrat qe i zaptune apo i blene me pare.

Demokracia nis nga jeta, e nga e verteta!
Pa to, askush nuk eshte i lire!

Nuk ishin vec numra 59 009 shqiptare te internuar ne kampet e perqendrimit te regjimit komunist.

Nuk ishin vec numra 34 135 shqiptareve e burgosur, te denuar politik nga regjimi komunist.

Nuk ishin vec numra 6027 shqiptare te denuar e te ekzekutuar me vdekje nga regjimi komunist.

Nuk ishin vec numra 7022 shqiptare viktima pa jete ne kampet e internimit nen regjimin komunist.

Nuk ishin vec numra 308 shqiptare humben aftesine mendore gjate qendrimit ne burg ne regjimin komunist.

Nuk ishin vec numra 984 shqiptare humben jeten ne burgjet e regjimit komunist.

Kujtesa e statistikave shqiptare te krimeve te komunizmit eshte detyrimi i pare i demokracise e idealit patriotik te perkatesise se identitetit arbnor!

Gezuar Ditelindjen e 32 PD!
Gezuar Diten e rithemelimit!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply