Argjentina në finalen e Botërorit, eliminohet Kroacia

Argjentina është në finale të Kampionatit Botëror. Lionel Messi është në finale për herë të dytë në një Kupë Bote. Latino-amerikanët triumfuan thellë 3:0 ndaj Kroacisë në gjysmëfinale. Kësisoj, Argjentina i hakmirret Kroacisë për humbjen në Botërorin e kaluar, që përfundoi po ashtu 3:0, por në të mirë të kroatëve.

Ishte Lionel Messi që kaloi argjentinasit në epërsi në minutën e 34-të të ndeshjes, duke u treguar i saktë nga penalltia. Pesë minuta më pas, Julian Alvarez e dyfishoi epërsinë e argjentinasve.

E Alvarez realizoi përsëri në minutën e 69-të për 3:0. Por, në këtë gol meritat i shkojnë Lionel Messit, që bëri një super depërtim për të asistuar për sulmuesin e Manchester Cityt.

Kësisoj, Argjentina kualifikohet në finale të Botërorit për herë të dytë në tre Botëroret e fundit.

Në finalen e së dielës, Argjentina do të përballet me fituesin e gjysmëfinales që luhet nesër mes Marokos dhe Francës.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply