Mbyllet një tjetër emision në ABC, Progni: Do transmetohej trajtimi i administratës si elektorat, është e pamundur

Emisioni “Vetting” nuk do të transmetohet më në AbcNews pasi është mbyllur. Lajmin e ka bërë me dije vetë autorja e programit, Luli Progni, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Progni shkruan se këtë të shtunë do të transmetohej emisioni i radhës “Administrata, si elektorat”, një temë, që trajton presionin e politikës ndaj administratës publike, por kjo gjë do të jetë e pamundur. Por, ky emision do të shfaqet në një tjetër ekran, të cilin për momentin, Progni nuk e bën me dije.

Postimi i plotë i Prognit

Të dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se këtë të shtunë më 17 dhjetor, emisioni “Vetting” do të ndërpresë transmetimin në ABC. Zgjodha të ndaj me ju linkun e emisionit të pare, i cili për rastësi u transmetua po më 17 dhjetor, të vitit 2019. Prej asaj kohe, emisioni ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik tema të rëndësishme si korrupsioni, krimi zgjedhor, papunësia, shpopullimi, varfëria, drejtësia dhe tema të tjera të aktualitetit. Këtë të shtunë do të duhej të ishte në transmetim emisioni i radhës “Administrata, si elektorat”, një temë, që trajton presionin e politikës ndaj administratës publike për t’u rreshtuar si elektorat, apo për të votuar partinë e rradhës në pushtet. Ndonëse gjatë tri viteve të transmetimit nuk ka qenë e thjeshtë, tashmë është e pamundur. Shihemi së shpejti në një tjetër dritare komunikimi.

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply