E paprecedentë, Rama: Ata që ikin janë jashtëqitja e kombit!

Për këdo është në kujtesë mitingu i Partisë së Punës në mes vitin e 1990 kur shqiptarët hapen ambasadat dhe u dyndën për të ikur nga regjimi kriminal i Enver Hoxhës, Xhelil Gjoni, drejtues i larte i partisë në atë kohë, i konsideroi jashtëqitja e kombit.

E kush do ta mendonte se pas 32 viteve shqiptaret do të dyndeshin përsëri për të ikur nga një regjim i korruptuar. Por nuk mbaron me kaq.

Kryeministri i vendit njëlloj si Xhelil Gjoni në atë kohë, i ka konsideruar jashtëqitja e kombit shqiptarët që po ikin nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës.

‘Janë disa elementë që nuk përfaqësojnë shqiptarët askund, as shtetin dhe as flamurin tonë. Janë jashtënxjerrjet e një kombi, me ata duhet të merremi në një mënyrë tjetër. Shanset për të marrë azil politik janë zero, atëherë kërkojeni tek vetja, tek sistemi britanik, mos e kërkoni fare tek qeveria e Shqipërisë arsyen’, tha Rama për gazetarët gjatë mbrëmjes së sotme nga selia e PS-së.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply