32 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit në Shkodër, Spahia: Akt guximi dhe lirie ndaj regjimit

Ky 13 dhjetor shënon 32 vite nga dita kur në Shkodër u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha, proces që parapriu rënien e regjimit diktatorial komunist në vendin tonë.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, si dhe përfaqësues të shoqatës antikomuniste “13 Dhjetori”, morën pjesë në homazhet zhvilluar pranë memorialit kushtuar kësaj dite.

Ervin Gjini, Kryetar i Shoqatës Anti-komuniste “13 Dhjetori” shprehet se Shkodra nuk e ka lejuar regjimin diktatorial të privojë  lëvizjen e studentëve të përhpej në të gjithë vendin

“Diktatura tentoj  që lëvizjen e studentëve të tiranës ta kufizonte dhe ta mbante vetëm në atë qytet e mos të përhapej në të gjithë Shqipërinë, por qytetarët e Shkodrës nuk e lejuan këtë pjesë. Ata u ngritën dhe i ranë në një grusht të fortë bustit diktatorit” e shpreh Gjini.

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, në një reagim në rrjetet sociale, shprehet se 13 dhjetori ishte një akt lirie dhe guximi përballë mizorisë së regjimit.

“32 vite më parë, Shkodra e dha shkëndijën e shpresës duke i dhënë një goditje të fortë regjimit komunist! Qyteti që nuk ju nënshtrua diktaturës, ishte i pari që në 13 dhjetorin e 1990-es, rrëzoi bustin e diktatorit Enver Hoxha.  Jehona e thirrjeve: Liri Demokraci, Poshtë Enver Hoxha, Ky pushtet mori fund, Enver Hitler, Rroftë Amerika etj, kumbuan fuqishëm në mbarë Shqipërinë, duke u përhapur me shpejtësi. Ishte akt guximi, ishte revoltë e shpirtit të lirë të shkodranëve që ja dolën përballë mizorisë së një sistemi”, shkruan Spahia

Shkodra ishte ndër qytetet e para ku nisi revolta kundër sistemit komunist, që mbajti të izoluar Shqipërinë për 45 vjet.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply