Zgjedhja e këshilltarëve bashkiakë, Berisha: Përfaqësim nga të gjitha gjinitë dhe komunitetet

Pas primareve për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie, Partia Demokratike nis një tjetër proces. Berisha u shpreh gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD se së shpejti nis procesi i zgjedhjes së këshilltarëve. Berisha tha se do të ketë përfaqësim nga të gjitha gjinitë dhe komunitetet.

Ne kemi tani procesin e zgjedhjeve të këshilltarëve, proces jashtëzakonisht i rëndësishëm i zgjedhjes së parlamentarëve vendorë. Natyrisht ky proces nuk mund të bëhej paralelisht me kandidatët, pasi duhej të dilte kandidati që ai të ishte pjesë e këtij procesi. Në këtë proces për të cilin personalisht mendoj se do të jetë vota e anëtarësisë që duhet të përcaktojë, me disa kushtëzime. Kushtëzimet janë të domosdoshme se duhet të ketë përfaqësime të komuniteteve, përndryshe përfaqësimi përqendrohet vetëm në një pjesë të elektoratit dhe mbesin të papërfaqësua dhjetëra zona të komunitetit, elektoratit etj.

Nëse në primare nuk arritëm të kemi numrin e duhur të vajzave dhe grave për qytetare të para, për këshilltare në mënyrë absolute do të respektohet me rigorozitet të plotë, standardi statutor i kësaj partie pa asnjë ekuivok. Kjo do të thotë se ata janë të garantuar, sigurisht me garë, ndaj dhe ky votim është më i komplikuar.

Do t’i lutesha komisionit se duke ruajtur proporcionet, përfaqësimin e komuniteteve edhe për këto vota e anëtarësisë të jetë përcaktuese. I kuptoj vështirësitë se duhen shumë kuti, e kontingjente, por nuk e quaj të pamundur këtë. E quaj të mundshme nëse e kemi vullnetin dhe do të bëjmë mirë të ja paraqesim edhe këtë anëtarësisë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply