Inceneratorët: Veliaj kundër Ahmetaj!

Nga Jamarbër MALLTEZI

Keto dite po shohim doren e ngrohte te lali lekut duke ia ngec tigrit. Afera e inceneratoreve nuk eshte vjedhje e MIJERA € per hotele. Kjo ishte e planifikuar si mega-afere per vjedhje qindra MILJONA € duke filluar qysh nga injorimi i strategjise & planit te veprimit per mbetjet, shpalljen e dirigjuar dhe ne njoftim te KLODERAVE te emergjencave mjedisore per plehrat ne Elbasan e me pas edhe ne qytetet e tjera, shperfilljen e qendrimit te APP qe i njoftoi se procedura nuk eshte e ligjshme, kinse kalimin e 9 procedurave dhe 17 firmave nga institucione te ndryshme brenda dites, dhenie bonusi 8 pike per nje kompani qe nuk ekzistonte asokohe por qe u krijua 8 muaj pasi mori bonusin, futjen e klauzolave te tipit “Pamundesia e nderprerjes se kontrates edhe kur nuk ploteson pikat e kontrates”, etj. Te gjitha keto nuk i kish ne dore Ahmetaj por Rama dhe Agaci!

Pastaj mega-afera me sharren frikesoi edhe vete tigrin qe nuk e pranoi dhe e nxorren nga skema se perfshine lali lekun. Pa respektuar ligjin qe duhej mbi 2 muaj tender nderkombetar, i firmosen Zotos 128 miljon € vec per ndertimin e inceneratorit qe ende nuk ka as themelet! Pervec kesaj Landfilli publik iu be dhoro sekser-Zotos dhe po i paguajne qysh prej 3 vitesh 29 € per ton nderkohe qe sipas vete kontrates korruptive kjo pageee do ishte per incenerim jo per depozitim ne landfillin ekzistues!!! Spak kos po ha.

Sekser-Zotos i dhane edhe riciklimin e mbetjeve dhe policet bashkiake ruajne koshat e plehrave qe mos i marre njeri materialin Riciklues sekserit te Rama-Veliajt.

Sekser-Zotos i dhane edhe monopolin e mbetjeve te ndertimit!

Sekser-Zotos i dhane edhe monopolin e depozitimit te dherave qe nuk jane mbetje fare! Edhe nese nje kompani ndertimi ka 2 kantiere dhe i duhet te heqe ca dhe nga kantieri 1 per ta cuar tek kantieri 2 nuk guxon ta beje direkt se policet e lali lekut e ruajne qe te paguaje 2 here Tek sekser-Zoto: nje here per depozitim dheu dhe 1 here per marrje te dheut te vet ndofta Pa shkarkuar fare kamionin!!!

Ish ministri Klosi u shkarkua se guxoi te jepte edhe disa licensa te tjera per depozitim dheu! Kush guxon te levize monopolin e Rama-Veliajt?

Ahmetaj ishte kyc per aferen e inceneratoreve per Elbasanin dhe Fierin, por asnje nga keto krimet e mesiperme nuk i bente dot Ahmetaj! Keto jane krime direkte te Rama-Agacit dhe per Tiranen te Veliajt!

Prandaj kur te na dalin kukllat e Soros ne foto me Veliajn duke lavderuar reformen ne drejtesi, te pakten te kapim hundet me dore. Era e qelbur e korrupsionit te inceneratoreve duket eshte bere normale per mushkrite atyre qe vjedhin parate e shqiptareve. Por te pakten ti tregojme me nje gjest qe nuk mundet te na marrin per budallenj.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply