Kërcet arma në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës. Një plumb ka thyer xhamin e një dritareje të një banese në lagjen Skënderbeg.

Nga hetimet e para dyshohet se në afërsi të zonës së njohur si Penda e lumit Kirit që ndodhet përballë me banesën në vijë ajrore, largësi rreth 100 metra, është shtënë me armë zjarri.

Në banesë ndodheshin banorët. Nga të dhënat e para plumbi dyshohet të jetë qitur nga një pistoletë por fatmirësisht nuk u lëndua askush.

Aktualisht po kryhen hetimet nga ana e policisë e cila ndodhet në vendngjarje.

About Redaksia

Check Also

Rama thirri protestën për UÇK-në/ E detyrojnë të zhduket fare nga tubimi

Me një postim në rrjetin e tij Facebook, Rama ftonte tre ditë më parë të …

Leave a Reply