Kërcet arma në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës. Një plumb ka thyer xhamin e një dritareje të një banese në lagjen Skënderbeg.

Nga hetimet e para dyshohet se në afërsi të zonës së njohur si Penda e lumit Kirit që ndodhet përballë me banesën në vijë ajrore, largësi rreth 100 metra, është shtënë me armë zjarri.

Në banesë ndodheshin banorët. Nga të dhënat e para plumbi dyshohet të jetë qitur nga një pistoletë por fatmirësisht nuk u lëndua askush.

Aktualisht po kryhen hetimet nga ana e policisë e cila ndodhet në vendngjarje.

About Redaksia

Check Also

Deklarata tjetër antishqiptare e Feritit/ “Kosova, subjekt i barabartë ndërkombëtar vetëm nëse e pranon Serbia”

Gjatë kohës që Ferit Hoxha ishte Ambasadori i Shqipërisë në OKB, në një intervistë për …

Leave a Reply