Këlliçi përkrah banorëve që do t’u shembet pallati: Asnjë dëmtim nga tërmeti, fshihen interesa të tjera

Banorët e pallatit nr 4 në rrugën “Myslym Keta” kundërshtojnë shembjen e pallatit të tyre. Ata janë përplasur ditën e sotme me policinë, e cila po kryen largimin e tyre nga ndërtesa e cila do shembet. Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit dhe se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë.

Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Banorët kanë thënë më tej se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2. Prej orës 01:30, banorët e pallatit janë pa ujë dhe drita.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, njëkohësisht edhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, ka dalë në krah të banorëve të rrugës ‘Myslim Keta’ në Tiranë. Këlliçi është shprehur se, kjo është një ndërhyrje abuzive dhe po nxirren njerëz nga shtëpitë e tyre.

‘Në vitin 2022 këta trajtohen si me qenë thesë me miell. Këta banorë i falënderoj për qëndresën që kanë bërë dhe për një mesazh që duhet ti japin qytetarëve shqiptarë; mos e shisni votën për një thes me miell’, u shpreh Këlliçi.

‘Kur ka rënë tërmeti këta pallate janë cilësuar DS3. Ndërsa sot i vjen urdhër nga bashkia e Tiranës që duhet të dalin nga shtëpitë e tyre. Kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë. Ky skandal nuk do të ndodhë më që tu merren çatitë që kanë mbi kokë këta banorë.

Kjo nuk është një çështje politike, kjo është një çështje që ka të bëjë me pronën e këtyre banorëve. Në vitin 2022 këta trajtohen si me qenë thesë me miell. Këta banorë i falënderoj për qëndresën që kanë bërë dhe për një mesazh që duhet ti japin qytetarëve shqiptarë; mos e shisni votën për një thes me miell.

Fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Erjon Veliaj është kjo. Ky është shteti shqiptar, më vjen mirë që në këtë zonë, tek këto pallate në rrugën ‘Myslim Keta’ ka një solidarizim të jashtëzakonshëm.

Tani ka një opozitë të vërtetë, ne do të rrimë këtu me banorët. Do të alternohemi dhe do të qëndrojmë këtu me banorët’, tha gjatë intervistës së tij, deputeti i PD, Belind Këlliçi.

Banori: Nuk ka patur dëmtime nga tërmeti, kanë ndërhyrë në mënyrë joligjore

Një banor i pallatit që pritet të shembet te rruga Myslym Keta ka deklaruar se pallati nuk ka pasur asnjë dëmtim nga tërmeti. Duke folur për mediat, banori u shpreh se nga ekspertët janë bërë dy akt konstatime në mënyrë që të merren vetëm masat për riparime dhe jo për shembje. Po ashtu, ai ka theksuar se nga inxhinieri kanë marrë konfirmimin se ky pallat nuk duhet shembur.

“Janë bërë akt konstatime të pallatit tonë të vitit 2016-2019 pas tërmetit dhe përshkrimi thotë që nuk ka probleme në strukturë. Janë bërë dy akt konstatime të merren masa për riparime. Duke qenë se ky pallat është i përbërë nga tre seksione, aktet e konstatimit janë bërë vecmas për hyrjen e parë dhe vecmas për 8 hyrjet e tjera. Firma e inxhinierit është e ndryshme nga firmat e tjera. Pas inxhinierit, kemi marrë edhe marrë konfirmimin nëse këto pallate janë DS3 që do të thotë që këto pallate nuk shemben dhe nuk duhet bërë akt ekspertize të thelluar, këta në kundërshtim me ligjin kanë kryer akt ekstertimi të thelluar ku në dokumenta shkalla e dëmtimit është DS3”, tha banori.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply