Agjencia Ndërkombëtare: Ortaku i Olsi Ramës kërkohet nga Spanja, nëna e tij ka post të lartë në qeveri

Projekti për Raportimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (OCCRP), që pati raportuar për herë të parë për skemën e mashtrimit të organizuar nga Amant Josifi, partneri në biznes i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit shqiptar, konfirmon se ai është në kërkim nga Spanja.

Madje OCCRP ka zbardhur akuzat që rëndojnë mbi ortakun e Olsi Ramës.

“Spanja ka lëshuar një urdhër arresti për një ish-zyrtar të lartë qeveritar në në Shqipëri, i ekspozuar nga OÇRP si pronar i një call-senter që dyshohet se mashtronte viktima në mbarë botën duke i drejtuar ata drejt investimeve të rreme.

Amant Josifi, ish-këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare me lidhje të ngushta biznesi me vëllain e kryeministrit Edi Rama, akuzohet për mashtrim dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, sipas një burimi hetimor pranë policisë në Spanjë.

Nuk dihet vendndodhja e Josifit.

Josifi, i cili ka mohuar në të kaluarën se qendra e tij kishte ndonjë lidhje me mashtrimin, u largua nga puna e tij në qeveri menjëherë pasi u publikua shkrimi nga OÇRP. Nëna e tij, Pranvera Strakosha, ka një pozicion të spikatur në Shqipëri si kryesuese e një organi që mbikëqyr shërbimin civil shqiptar. Asnjëri prej tyre nuk mund të arrihej për koment.

Në një seri të koordinuar bastisjesh në të gjithë Europën më 8 dhe 9 nëntor, policia nga shumë vende- duke përfshirë Gjermaninë dhe Spanjën, ku jetonin shumë viktima- arrestuan të paktën katër persona dhe mbyllën 15 qendra telefonike në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë. Dy nga partnerët e biznesit të Josifit në Shqipëri, Bernardo Saraçaj dhe Erindi Pysqyli, u arrestuan në Spanjë”, shkruan agjencia.

About Redaksia

Check Also

Polici bandit që terrorizoi protestuesit, i dënuar në Itali me 12 vjet burg për vrasje!

Ervin Zela, banditi që një ditë më parë terrorizoi qytetarët që protestuan para Bashkisë së …

Leave a Reply