Gazeta e njohur greke, Protothema ka publikuar një analizë të ashpër për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Shkrimi ka në fokus marrëdhënien e kryeministrit shqiptar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.
Sipas gazetës, Rama po sillet në mënyrë të pahijshme ndaj Greqisë, edhe pse kjo e fundit e ka favorizuar në shumë drejtime kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Media greke paralajmëron se sjellja politike e Ramës do jetë me pasoja.
“Rama është socialist, ashtu siç është nacionalist, populist, i ngatërruar me interesa të dyshimta biznesi”, shkruhet në artikull.
Por në shkrim vihet në dyshim edhe gjendja mendore e Edi Ramës, duke theksuar se ai është person me kartelë, e cila është zhdukur.
“Paradoks për dikë që dikur ishte i patentuar si i pabalancuar, i diagnostikuar si skizofrenik dhe i shtruar sistematikisht në spital në vitet ’90 në një klinikë neurologjike. Ndoshta, megjithatë, me këtë dosje mjekësore ai gëzon një alibi për disponimin e tij të ndryshueshëm dhe veprimet kontradiktore.
Për rekord, dosja e tij specifike e shtrimit, e publikuar dikur në gazetën shqiptare “TEMA”, kishte “avulluar” nga të dhënat e spitalit. Përgjegjëse për zhdukjen e tij konsiderohet mjekja Mira Rakacoli, e cila rastësisht mori postin e zv/ministres së Shëndetësisë dhe drejtueses së ekspertëve për COVID-19. Rastësisht, bashkëshorti i saj është edhe mjeku që trajton astmën e Ramës.
Sëmundja e vetme e kryeministrit shqiptar tashmë egocentral, pasi luhatjet e kujtesës të verifikuara më parë mjekësisht dhe pagjumësia e vazhdueshme, si pasojë e depresionit të tij agresiv, duket se janë shëruar apo kapërcyer. E vërteta është se të gjitha çrregullimet mendore të së kaluarës nuk e bënë atë më pak inteligjent, fleksibël dhe cinik”, shkruan gazeta.