Messi do të hakmerret ndaj Mbappe dhe Francës

Leo Messi ende e kujton se si Franca e mundi keq Argjentinën në Botërorin e fundit, për këtë ai ka një mundësi të hakmerret këtë të dielë.

Populli nga Argjentina dhe Leo Messi ka kujtime të këqija nga pjesëmarrja në Botërorin e 2018, sidomos në përballjen e tyre me Francën. Në atë kohë, adoleshenti Kylian Mbappe e kishte prezantuar veten para botës si një talent i ri i gjeneratës që e njohim sot. Tregimi i tij tashmë krahasohet me brazilianin Pele, i cili kishte shënuar gol në finalen e Botërorit pa i mbushur 20 vjet.

Gjatë herës së fundit kur ata u përballën njëri-tjetri, Franca e demoloi Argjentinën që ishte shumë e dobët dhe e detyroi federatën që ta rikonstruktonte grupin e saj. Gjërat shkuan mandej për mrekulli pasi që Lionel Scaloni e rinoi skuadrën që fitoi mandej Copa Amerika më 2021. Por rikonstruktimi i skuadrës ishte në fillim.

Me Messi që është një lider absolut i një grupi të freskuar me talente të reja, kjo skuadër e Argjentinës ka shumë pak të bëjë më atë që u deklasua nga Franca në 1/8-ën e finales në Botërorin e 2018-ës. Rezultati përfundimtar në atë ndeshje ishte 4-3, por Les Bleus ishin skuadër superiore ndaj Argjentinës që thjesht përformonte më ulët së duhej.

Kylian Mbappe kishte një mbrëmje magjike në atë ndeshje pasi që shënoi dy gola kundër skuadrës së njërit prej futbollistëve më të mirë në histori. Messi do ta këtë motivim këtë rezultat në mënyrë që të kërkojë hakmarrje dhe të fitojë titullin kundër Francës këtë të diele. Problemi i vetëm është që Leo ndoshta nuk i ka imagjinuar rrethanat se ndeshja e radhës me Francën do të jetë në këtë fazë.

Fuqia e Francës, në të vërtetë është skuadra

Kylian Mbappe ende është njëri ndër futbollistët më të mirë në këtë Botëror, por fuqia e vërtetë e Francës nuk vjen prej tij. Njerëzit gjithmonë harrojnë ta shohin futbollin si sport grupor ku talentet e tjerë kanë aftësi tjera para një kauze të madhe. Franca erdhi në këtë Botëror pa tre nga futbollistët e tyre më të mirë. N’Golo Kante ishte futbollisti më i rëndësishëm në atë lojën kundër Argjentinës. Ai nuk e lejoi të marrë frymë për 90 minuta por Tchuameni e mbulon atë pozitë dhe mbetet të shihet a do të këtë sukses.

Paul Pogba po ashtu ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në Botërorin e 2018, por Antoine Griezmann është duke bërë një paraqitje edhe më të mirë si playmajker. Karim Benzema u lëndua para turneut por Olivier Giroud e ka mbuluar atë pa problem, duke shënuar katër gola në Botëror deri me tani.

Kjo skuadër e Argjentinës nuk është si ajo që ka humbur më 2018, ata kanë më të vërtetë mundësi që ta fitojnë këtë herë. Megjithatë, Franca nuk është një skuadër pa mbrojtje që mund të mashtrojë. Messi, të paktën duhet të jetë i qetë për ta fituar këtë finale pavarësisht aftësive të çmendura të Kylian Mbappes.

Plus, këtu duhet ta shtoni etjen e Leos për hakmarrje edhe për humbjen e finales kundër Gjermanisë më 2014. Një tjetër nxitje e shtuar është se Messit nuk do t’i interesojnë shokët e skuadrës së Mbappes në PSG, fitorja për Argjentinën për të është më e rëndësishme se kjo. Kylian e di këtë në mënyrë të përkryer. Do të jemi para një përballje të egër këtë të diele, e pamundur të parashikosh se kush fiton por një ndeshje emocionuese. Nuk ka rëndësi kush fiton, të dy yjet tashmë kanë bërë historinë.

About Redaksia

Check Also

Interi fiton derbin ndaj Milanit dhe shpallet kampion i Italisë

Interi ka siguruar matematikisht titullin në Serie A, duke shënuar kështu yllin e dytë në …

Leave a Reply