5 pyetjet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet t’i drejtojë kandidatit për Kreun e SPAK

Nga Adriana KALAJA
Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të pyesë kandidatin për Kreun e SPAK, Edvin Kondili:
1. Ńë çfarë faze të hetimit është dosja e Teatrit Kombëtar, me datë të kallëzimit të parë 31 dhjetor 2019?
2. Cilin nga 160 të kallëzuarit prej nesh ka marrë në pyetje ashtu siç e parashijojnë dispozitat ligjore?
3. Pse edhe pas 26 kërkesave nga ana e Qendrestarëve të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit nuk është marrë masa e sekuestros preventive mbi truallin e Teatrit Kombëtar dhe projektit korruptiv të Biarke Ingels?
4. Çfarë veprimi keni ndërmarrë meqenëse Erion Veliaj edhe pse refuzon të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që lidhet me Teatrin Kombëtar sfidon hapur këtë fundit dhe SPAK?
5. Nëse zgjidheni Kryetar, kujt prej prokurorëve-patronazhistë në shërbim të bandës kriminale në pushtet dhe mafies së betonit, Manjola Kajana dhe Sotir Kllapi do ja delegoni dosjen e Teatrit Kombëtar?
Ja kaq e thjeshtë është.
Këto pyetje mund t’ja bëni edhe patronazhistes Merimanga e Zezë alias Yuri Kim se i di përgjigjet më mirë se Edvin Kondili.
Ndryshe, Ju anëtarë të KLP-së jepni dorëheqjen me nder e mos rrini aty kur nuk keni kurajon të refuzoni takimet tek për tek me ambadadoren, në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe Konventës së Vjenës.
Se paguheni mhaftushëm për t’u ngritur në lartësinë e detyrës.
Jam kurioze të di ku i bëri takimet Yuri takimet tek për tek me anëtarë të KLP-së, në të njëjtat Resorte ku kalon fundjavat me gazetaren bukuroshe? 😉

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply