Berisha: Një qytetar ndërroi jetë mbrëmë nga stresi pasi po e lënë pa shtëpi

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, një qytetar ndërroi jetë  mbrëmë nga stresi, nga sindromi i zemrës së plasur sepse po e nxjerrin me forcë nga shtëpia. Berisha tha se, pas tërmetit, ekspertët u kanë dhanë banorëve të këtij pallati, klasifikimin se pallati i tyre nuk ka dëmtime të rëndësishme, por këta duan ta shembin sep[se do të ndërtojë pallat Qefalija.
“Një qytetar ndërroi jetë nga stresi, nga sindromi i zemrës së plasur sepse po e nxjerrin me forcë nga shtëpia.
Cila është historia?
Pas tërmetit, ekspertët u kanë dhanë banorëve të këtij pallati, klasifikimin se pallati i tyre nuk ka dëmtime të rëndësishme.
Kam një titull të vitit 2019, që se si luhet me jetët e 90 familjeve nga Qefalija.
Ky i fundit ka ndërtuar aty dhe u ka prishur themelet. Në mënyrë barbare u presin dritat dhe ujin.
Mbrëmë ai ndërroi jetë nga sindromi i plasjes së zemrës një qytetar që e shihte veten në humnerë totale, që e nxirrnin me forcë.
Këto ndodhin se si në asnjë vend të botës, në Shqipëri konfiskon kryeministri. Nuk konfiskon gjykata.
Këto janë zhvillimet e një revanshi që po nuk e ndalëm, do të përmbysë edhe më keq shoqërinë dhe shtetin shqiptar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama në SPAK!

Qytetarët siç edhe paralajmëruan janë mbledhur para SPAK ku do të dorëzojnë librin “Albanian Files” …

Leave a Reply