Berisha: Atentat në zemër të Tiranës! Ligji dhe rendi në duart e krimit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas atentatit në Tiranë. Berisha shkruan se rendin e kanë në dorë kriminelët, pasi ua ka lënë Edi Rama.

Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha

Atentat në zemër të Tiranës! Ligji dhe rendi në duart e krimit!

Të dashur miq, një tjetër atentat, me pasojë vdekjen, ka ndodhur pak çaste më parë, në zemër të Tiranës, në Komunën e Parisit. Aq inekzistente janë qeveria dhe policia në këtë vend, sa kriminelët nuk pyesin më për asgjë.

Me platformën e Edi Ramës kokën ti hanë njëri-tjetrit, rendin e bëjnë kriminelët dhe vrasësit. Atentatet bëhen kudo, kriminelët nuk kujdesen aspak për detaje e as nuk kanë më frikë nga policia, përkundrazi, policia dhe qeveria licenson aktet e tyre.

Edi Rama dhe ministri i tij familjes Çuçi  kane shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurtë për ne dhe fëmijët tanë, një vend ku bandat dhe qeveria nuk kanë më asnjë dallim nga njëra-tjetra.

About Redaksia

Check Also

22 marsi-çohuni dhe bjeruni!/ Banda e horrave duhet rrëzuar. Vetëm vjedhje, krim dhe rritje çmimesh e taksash

Kur e gjithë Europa mer masa drastike për të ndihuar qytetarët e saj për ërballimin …

Leave a Reply