Berisha: Drejtuesi i SHISH ka marrë urdhër që të mos komunikojë me partnerët

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Kanushi që ka dërguar Edi Rama nga enturazhi i tij më i ngushtë, nuk ka punuar një ditë të vetme. Berisha tha se, Shërbimi Informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit, është thjesht mbledhës informacioni, sepse të atillë e ka përcaktuar ligjvënësi

“Unë ju kam informuar që Kanushi që ka dërguar Edi Rama nga enturazhi i tij më i ngushtë, nuk ka punuar një ditë të vetme. Nuk ka qenë as informator. Dhe merr shërbimin si një militant i verbër. Me dy porosi, e para që do lartësohesh në detyrë nëse nuk komunikon me partnerët. Është absolutisht e vërtetë kjo. Nuk ka ndodhur kurrë, një porosi e tillë nuk është dhënë kurrë.

Pa komunikim me partnerët, shërbimi është larg çdo mundësie për të përmbushur objektivat e tij për sigurinë kombëtare.

Shërbimi informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit. Është thjesht mbledhës informacioni, sepse të atillë e ka përcaktuar ligjvënësi.

Edi Rama u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere, të kalojë direkt nga Edi Rama.

Po sikur të na e çojë në Beograd këtë bashkëpunim Edi Rama?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply