Berisha: Nëse Rama e konsideron Helidon Bendon spiun të partnerëve, ai duhet të bëjë transparencë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, nëse Rama e konsideron Helidon Bendon spiun të amerikanëve, francezëve apo gjermanëve, ai duhet të bëjë transparencë.

“Ju mund të merrni deklaratat e mia për Bendon, asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, përkundrazi kam shprehur të gjithë rezervat e mia. Por a mund të pranohet një akt banditesk, një akt banditesk. Nëse Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve apo gjermanëve, ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve, sepse për aq kohë sa Helidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues.

Është një emërtesë kushtetuese. Emërohet nga kreu i shtetit dhe nuk ka askush të drejtë, pa pëlqimin e kreut të shtetit, me shkrim, as ta pezullojë, as ta shkarkojë.

Këto janë akte banditeske, akte të turpshme. Dënoj me ashpërsinë më të madhe”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …

Leave a Reply