Dumani në krye të SPAK, prokurori i Kim merr një votë më shumë se ai i Ramës

Altin Dumani, prokurori i mbështetur nga ambasadorja Yuri Kim ka marrë një votë më shumë se prokurori Kondili i mbështetur nga Rama, duke u zgjedhur kështu në krye të SPAK.

Pas më shumë se 5 orë e 30 minuta pyetje përgjigje me të tre kandidatët, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur si shefin e ri të spak Altin Dumanin me 5 vota. Të 10 anëtarët, pasi njëra prej tyre u tërhoq nga votimi se gjendej në kushtet e konfiktit të interesit e zgjodhën të preferuarin e ambasadës amerikane që në raunëdin e parë.

Një surprizë e fortë ishte pjesmarrja e ambasadores amerikane Yuri Kim gjatë një pjese të procesit kur pyetjeve po i përgjigjej Edvin Kondili. Pasi doli nga salla ajo deklaroi “është e rëndësishme për personin që do të përzgjidhet, për faktin se ai person do ta kuptoj nëse ai është zgjedhur në bazë të kritereve, apo në bazë të kërcënimeve dhe favoreve, në këtë mënyrë ai do të ndiejë se i detyrohet dikujt. Kushdo që zgjidhet duhet të marrë në konsideratë faktin se pronari i vetëm është ligji. Erdha këtu se në këtë kohë ma lejonte agjenda ime, ky është mesazhi im”.

Zëri Amerikës komenton përplasjen Rama Kim
Një burim i Lapsi.al brenda sallës tha se deri në një pikë procesi ishte i mbylluar për kandidatin e mbështetur nga Rama, Kondili. “Por sapo ambasadorja hyri në sallë e shoqëruar nga shumë gazetarë dhe bodigardë u pa se fytyrat e disave prej tyre që kishin vendosur votën për kondilin ndryshuan. Pati diçka të mistershme, dhe në mendimin gjithçka u vendos në ato çaste” tha burimi, ndonëse vetë Yuri Kim pohoi për mediat se ajo nuk kishte dhënë asnjë mesazh sekret.

Adnan Xholi 1 vote

Altin Dumani 5 vota

Edvin Kondili 4 vota

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply