Krimi trondit Tiranën, ekzekutohet me 9 plumba 49 vjeçari

Një person ka qëlluar për vdekje me një Glock biznesmenin Edmond Papa. Autori ka hyrë i vetëm në lokalin në zonën e Selitës në Tiranë, ku viktima po pinte kafen e pasdites, e në momentin që shënjestra e ka pikasur, ka vendosur ta qëllojë me çfarë të mundte.

Mes sendeve që i dolën para, para se të rrëzohej në tokë nga plumbat ishte dhe një tavllë duhani. Në këtë moment, autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para në lidhje me vrasjen e ndodhur në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur në në rrugën ‘Fadil Bodinaku’,  në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., ku një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj Edmond Papa, 49 vjeç.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Rreth orës 16.30, në rrugën ‘Fadil Bodinaku’,  në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P.,  49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply